Presidenti i SHBA-ve, Jeo Biden pas takimit me homologun e tij rus, Vladimir Putin është ndalur në një konferencë për mediat.

Teksa u pyet në lidhje me marrëveshjet që lidhën me Putin, Binden u ndal tek siguria kibernetike. Sipas tij për këtë çështje duhet një marrëveshje.

Mes të tjerash ai u ndal dhe tek fakti se SHBA nuk ka problem që të bëjë biznes me Rusinë.

“Takimi zgjati 4 orë. Ishte një takim i mirë. E dëgjova me vëmendje edhe konferencën e zotit Putin dhe gjithçka që ai vuri në dukje. S’duhet të marrim vendime të pakuptimta, duhet të gjejmë zgjidhjet e duhura. Dialogu është me rëndësi. Vendet tona do të dëmtohen nëse nuk arrijmë në një marrëveshje të tillë. Kjo nuk është vetëm për interesin tonë, të amerikanëve, por edhe në interes të Rusisë. Ndaj kërkojmë një marrëveshje për sigurinë kibernetike.

Nëse do të ndodhte një gjë e tillë dhe se do të veprohet kundër nesh në Amerikë, kundër zgjedhjeve tona, dhe ne do të veprojmë. Kemi marrë sanksione kundër Rusisë me tërheqjet e ambasadorëve. Si do të ndihej SHBA nëse do ndërhyje në zgjedhje?! Si do të dukej SHBA para botës nëse bëhen veprime jo të duhura, teksa shihemi si fuqia më e madhe?! Kur shkelen rregullat ndërkombëtare, merret çmimi që i takon. I theksova presidentit Putin se kjo është një çështje e rëndësishme. I tregova qartë se kjo është shkelje e rregullave, e ligjeve. Gjithçka ka të bëjë me besimin. Folëm edhe për tregtinë. S’kemi probleme për të bërë biznes me Rusinë. Është dhe në interesin tonë kjo. Por nëse nuk veprohet në bazë të rregullave ndërkombëtare, gjerat s’shkojnë ashtu siç duhet. Edhe vendet e tjera do të bënin biznes me Rusinë nëse e kuptonin qartë se nuk ka shkelje të rregullave ndërkombëtare. Politika e jashtme e SHBA është e rëndësishme dhe ajo çfarë duan të bëjmë është që të ecim në bazë të normave ndërkombëtare.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb