Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, nesër do të zhvillojë një vizitë pune në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme turke thuhet se ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, dhe ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, do të zhvillojnë nesër një takim në Ankara.

“Në takimin që do të zhvillohet në Ankara mes ministrit tonë dhe homologutit të tij gjerman parashikohet që të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe, marrëdhëniet Turqi-BE, çështjet e Mesdheut Lindor dhe ato rajonale”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb