KOSOVE- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës që të tërheqë lejen e dhënë për vizitë të presidentit serb, Aleksander Vucic në zonën e Drenicës gjatë ditës së sotme në kuader të vizites dy ditore në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Ramush Haradinaj thotë se siguria e qytetarëve është mbi të gjitha.

“Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërheqjen per lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”- ka shkruar Haradinaj.

Vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj vjen pas protestës së qytetareve në zonën e Drenicës.
Ata bllokuan aksin rrugor Skenderaj – Mitrovicë, në kundërshtim të vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç në fshatin Banjë.

Protestuesit kanë vendosur kamion, dru dhe objekte të tjera duke bllokuar rrugën që çon për në fshatin Banjë të kësaj komune, të cilin Vuçiç kishte planifikuar ta vizitonte në orën 09:15. Dje Vuçiç ka qëndruar në Zubin Potok, Gazivodë, Leshak, Leposaviç e Zveçan.

Agjenda e Vuçiçit në ditën e dytë të viztës në Veri të Kosoves:

Në ora 08:00 viziton Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë,

Në ora 08:30 do të qëndrojë sërish në Zveçan,

Në ora 09:15 do ta vizitojë fshatin Banjë,

Në ora 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë, dhe

Në ora 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb