Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, reagon lidhur me tensionet në kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë, pas vendosjes së reciprocitetit për targat nga ana e Kosovës, gjë që është shoqëruar me protesta nga serbët.
Përmes një postimi në “Twitter’, komisioneri Varhelyi iu bën thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të zvogëlojnë tensionet, duke iu kërkuar prerë që të sigurojnë lirinë e lëvizjes pa vonesë.
“Është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të tregojnë përmbajtje dhe të zvogëlojnë tensionet, t’i kthehen dialogut dhe të sigurojnë lirinë e lëvizjes pa vonesë. Veprimet e njëanshme nuk janë kurrë zgjidhje. Ato çojnë vetëm në tensione të panevojshme, ndaj dhe duhet të tërhiqen”, shkruan komisioneri Varheyli.
#Serbia #Kosovo It’s imperative to exercise restraint and deescalate the tensions, return to dialogue and ensure freedom of movement without delay. Unilateral actions are never a solution. They only lead to unnecessary tensions and should be withdrawn.
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) September 22, 2021
(BalkanWeb)