Pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës, ku serbët lokal prej pesë ditësh po mbajnë të bllokuara rrugët në pikat kufitare me Serbinë, ka reaguar NATO.

Zëdhënësja e Aleancës Veriatlantike, Oana Lungescu, përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, ka thënë se NATO u bënë thirrje  palëve që menjëherë t’i ulin tensionet dhe t’i kthehen dialogut.

“NATO bën thirrje për shtensionim të menjëhershëm në veri të Kosovës. U bëjmë thirrje Beogradit e Prishtinës të përmbahen, të shmangin veprimet e njëanshme e të kthehen në dialog. Mandati i KFOR-it mbetet për të garantuar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”, ka thënë zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu,.

Dy pikat kufitare Kosovë-Serbi në veri të Kosovës, po vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuara pasi serbët lokalë kundërshtojnë vendimin e autoriteteve të Kosovës për reciprocitet në çështjen e targave të veturave të Serbisë, që hyjnë në Kosovë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: