Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë bërë jehonë dhe në mediat dhe qeveritë e huaja. E fundit që reagoi është Zvicra, e cila ka dhënë një mesazh të fortë për të dyja palët.

Sipas qeverisë zvicerane, prania e trupave të KFOR-it dhe EULEX-it është thelbësore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë atje.

“U bëjmë thirrje edhe një herë të gjitha palëve që të përmbahen nga çdo veprim që mund të përshkallëzojë më tej situatën. KFOR-i dhe EULEX-i janë thelbësor për ruajtjen e rendit dhe sigurisë për komunitetet lokale në veri të Kosovës”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Zvicrës.

Mes tensioneve në veri të Kosovës, grupe serbësh vendosën bllokada në rrugët e zonës, ndërsa Serbia ka thënë se ka vënë në “gjendje të gatishmërisë ushtarake” trupat e saj ushtarake afër kufirit edhe ps është bërë thirrje nga NATO dhe Perëndimi për largimin e forcave.
Policia e Kosovës nëpërmjet një deklarate për shtyp ka thënë se: “gjatë natës persona/grupe kriminale, kanë vazhduar vendosjen e barrikadave duke penguar edhe më tej lirinë e lëvizjes” në zonë.
Pasi ministri i Brendshëm i Serbisë, Bratislav Gashiç “urdhëroi gatishmërinë e plotë luftarake” të policisë dhe njësive të tjera të sigurisë, u vendosën menjëherë bllokadat e reja.

(BakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: