Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës – e ka dënuar vendimin e autoriteteve britanike për të sanksionuar zëvendës-presidentin e kësaj partie, Millan Radoiçiç, dhe e konsideruar atë “patriot të dëshmuar të rezistencës ndaj pushtimit të veriut të Kosovës” nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Për më shumë, këto veprime transparente dhe etiketime pa asnjë provë ndaj tij, prej të cilave përfiton Albin Kurti për të prezantuar veriun si vend krimi, shpërfaqin gjithë nervozimin e atyre që duan të gjunjëzojnë serbët për më shumë se dy dekada, për t’i asimiluar dhe dëbuar ata nga shtëpitë e tyre”.

Në vendimin e autoriteteve britanike është thënë se Milan Radoiçiç, biznesmen nga industria e ndërtimit, “ka përfituar nga përvetësimi i kontratave shtetërore dhe ka përdorur ndikimin e tij për t’u dhënë kontrata fitimprurëse kompanive të tij të ndërtimit”.

Përveç Radoiçiçit, Britania ka sanksionuar edhe Zvonko Vesellinoviqin dhe Sllobodan Teshiqin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb