SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha këtë të shtune  se ai do të vendosë sanksione të reja kundër Iranit, por ka shtuar se nuk ka për qëllim që ta shkatërrojë ekonominë iraniane, por sipas tij shërben për uljen e tensioneve.

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit erdhën pasi Garda Revolucionare e Iranit qëlloi një dron të SHBA. Irani pretendonte se droni kishte hyrë në hapsirën iraniane të kontrollit ndërsa SHBA-ja në anën tjetër ka deklaruar se droni ishte në hapësirën neutrale, raporton Reuters.

Trump kishte deklaruar se ai kishte planifikuar që ta sulmonte Iranin, por e ndaloi këtë sulm për shkak se do të vdisnin 150 persona. Trump këtë të shtune njoftoi se qeveria amerikane do të shikojë për rrugë diplomatike për t’i bërë presione Iranit, e ndër to është edhe vendosja e sanksioneve të reja.

Aksioni ushtarak ishte “gjithmonë në tavolinë” tha presidenti, por ai shtoi se është i hapur për një marrëveshje me Iranin, e cila sipas tij, nuk do ta shkatërronte ekonominë tashmë të dobësuar të Republikës Islamike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb