Ministri i Mbrojtjes ruse, Sergei Shigu ka paralajmëruar për një “përplasje bërthamore” të mundshme midis Moskës dhe Perëndimit. Lajmi është bërë raportuar nga agjencia e lajmeve Interfax.

Sipas gazetës ruse, Shoigu tha se kishin mbetur gjithnjë e më pak hapa përpara se të ndodhte një incident i mundshëm.

Shoigu po i përgjigjej raporteve të mediave se Britania e Madhe do të furnizonte Ukrainën me municion që përmban uranium të varfëruar. Ai shtoi se një veprim i tillë do të bënte që Rusia të përgjigjet.

Më herët sot, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova e quajti planin e Mbretërisë së Bashkuar “skenari i Jugosllavisë”, duke thënë se municioni shkaktoi kancer dhe dëmtim të mjedisit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb