Ambasada amerikane në Tiranë publikon një pjesë të mesazhit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, lidhur me tensionet e ashpra mes Rusisë dhe Ukrainës.

Në mesazhin në “Facebook”, ambasada e SHBA citon Blinken, i cili nga Berlini iu është përgjigjur ashpër kërcënimeve që vijnë nga agresioni rus, teksa është shprehur se diplomacia është e vetmja zgjidhje e pranueshme.

“Fola në Berlin, në Akademinë e Shkencave dhe Studimeve Sociale Berlin-Brandenburg, për kërcënimet që vijnë nga agresioni rus. Diplomacia është e vetmja zgjidhje e pranueshme. Aleatët dhe partnerët qëndrojnë të bashkuar në mbështetje të Ukrainës”, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb