Ministrja e Jashtme e Gjermanisë e ka cilësuar konfliktin e mundshëm ushtarak në ngushticën e Tajvanit si një “skenar horror” që do të prekte drejtpërdrejt vendin e saj.

Pas takimit me ministrin e jashtëm kinez, Qin Gang, në Pekin, Annalena Baerbock tha se një konfrontim midis Kinës dhe Tajvanit do të dërgonte “valë shokuese” në mbarë botën.

“Një destabilizim do të kishte pasoja për të gjitha vendet, ekonominë globale dhe Gjermaninë gjithashtu”, tha Baerbock, nga Partia Gjermane e Gjelbër. “Ne po shikojmë me shqetësim të madh tensionet në rritje në ngushticën e Tajvanit.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: