Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss dhe sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace do të udhëtojnë për disa ditë në kryeqytetin rus, Moskë.

“Pas deklaratës që bëri javën e kaluar gjatë fjalës drejtuar Dhomës se Komuneve, ku bëri të qartë se marrëdhëniet me Rusinë janë të mira, kryeministri Boris Johnson ka udhëzuar ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes që të zhvillojnë një vizitë në Moskë në ditët në vijim për t’u takuar me homologët e tyre rusë.

Atyre u është dhënë detyra të përmirësojnë marrëdhëniet me qeverinë e presidentit rus, Vladimir Putin dhe të ndihmojnë në uljen e tensioneve me Ukrainën”,- njofton zyra e kryeministrit britanik.

Gjatë bisedave që ka pasur javët e fundit me partnerët, Johnson ka vënë në dukje se mijëra jetë do të humben në Rusi dhe Ukrainë, nëse nuk do të ketë një kombinim të suksesshëm të parandalimit dhe diplomacisë, vijon komunikata.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb