TIRANE

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar me urgjencë, menjëherë pas përshkallëzimit të protestës para kryeministrisë. Meta apelon për kërkon të tregohet vetëpërmbajtje per evitimin e konfrontimeve.

“Duke ndjekur me vëmendje të veçantë protestën e opozitës bëj thirrje për vetëpërmbajtje nga të gjithë për evitimin e konfrontimeve dhe dhunës. Qytetarët duhet të protestojnë të lirë dhe duhet të respektohen institucionet.” – shprehet Presidenti.

Reagimi i presidentit ishte i menjëhershëm pasi qytetarët mësynë drejt kryeministrisë duke carë kordonin e policëve, dhe duke  thyer dyert e xhamat e institucionit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: