Deputeti Myslim Murrizi gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, foli për votën e munguar të emigrantëve, por u ndal dhe tek konfliktet e ndodhura në Elbasan, gjatë takimeve të kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

Murrizi theksoi se ka ardhur koha, që qytetarët të mos bëhen më “mish për top” për një karrige të politikës.

“Ajo që në këtë sallë prej shumë vitesh është artikuluar si kërkesë, dëshirë dhe sikur do të arrihej, pra vota e emigrantëve shqiptarë, ditët e fundit kemi parë që ka qenë një lojë, si shumë lojëra të tilla të kësaj salle. Ishte një tallje ndaj emigrantëve, që me mundin, djersën e tyre kanë mbajtur në këmbëve që këtë borxh e kanë 82% të konsumit të brendshëm bruto. Ne po shohim natë e ditë, që viçat e qumështit hiqen si derra race. Sherri i ballokumes i pardjeshmi në Elbasan, më ngjau si matje muskujsh të dy fshatarëve për t’i rënë në sy një femre, e në këtë rast femra është karrigia e shtetit. Është një stisje e turpshme, për t’i ngritur adrenalinën militantëve që janë përdorur si mish për to. Këta militant nga 2 prilli i ‘91 e deri më tani janë përdorur si mish për top, për disa vota më shumë. Nuk kishte skenë më të turpshme ku bulevardi i Elbasanit, më i madh se i Tiranës, bëhet dëshmitarë e skenave të tilla. Po pe një nga PS-ja të fashuar nga shpatulla, ke dhe një nga PD me paterica, janë bashkë, ndaj bëjnë lista të përbashkëta. Këto ditë deri më 25 prill, mos na e hapni barkun sikur ziheni për karamele dhe ballokume. Zotin Xhafën e pashë dje në një dalje publike me fanellën e Michael Jordan, ke kontribute në PS, sa ta marrin vesh shqiptarët kush është Michael, kam frikë se do votojnë Majkon.Të ftoj të bashkohesh me Mulsim Murrizin, për t’ia prishur numrat e fanellave që shqiptarët ta kenë 100% listën e hapur, GJK e ka pranuar kërkesën tonë, të ftoj që t’i bashkohesh me të drejtë për të përzënë të gjithë ata herëzin e përshtirë të Damian Bylykbashit. Ftoj shqiptarët që më 25 prill, mjaft janë ngopur nga teatri i pështire politik që këta janë kundra njëri-tjetrit. Sot e kësaj dite krismat e 97-ës ende nuk janë dalë. Kanë rënë pre njerëz për teatrin politik”, tha Murrizi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb