TIRANE

Partia Demokratike ka reaguar përmes sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, lidhur me tensioned e regjistruara pasditen e kësaj të mërkure në Kavajë. Përmes një postimi në facebook, Bardhi apelon kryeministrin Rama të ndalë menjëherë sulmin ndaj qytetarëve të Kavajës si edhe të tërheqë rrethimin policor në këtë qytet.

“Edi Rama ndalo menjëherë sulmin ndaj qytetarëve të Kavajës dhe terhiq menjëherë rrethimin policor që i ke bërë qytetit të lirisë.” Shkruan Bardhi ndërsa një apel ka edhe për qytetarët në Kavajë:

“Te dashur bashkeqytetare te mi, ju jeni ne te drejten tuaj per mbrojtjen e Kushtetues dhe demokracise. Por, është koha të tregoni vetëpermbajtje dhe mos bini prè e provokimeve. Edi Rama ka skenar dhune dhe ju nuk duhet te bini pre te ketij skenari!” përfundon Bardhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb