Përpjekjet e emigrantëve për të kaluar ilegalisht kufirin Poloni-Bjellorusi janë kthyer në qendrën e vëmendjes për shkak të tensioneve të shkaktuara.

“Polonia apo Gjermania nuk mund ta përballojnë të vetëm problemin”, kështu është shprehur ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer.

Gjermani i bën thirrje BE-së që të ndërmarrë veprime konkrete për të parandaluar fluksin masiv të emigrantëve në këtë kufi.

“BE duhet të formojë një front të përbashkët. Polonia apo Gjermania nuk mund të trajtojnë problemin të vetëm. Ne duhet të ndihmojnë qeverinë polake të arrijë siguri në kufijtë e saj të jashtëm dhe kjo duhet të jete edhe një çështje e Komisionit Europian. Bëj thirrje të ndërmerren veprime”, ka ritheksuar ai.

Nga ana tjetër Polonia ka njoftuar se ka penguar përpjekjet e qindra emigrantëve, ndërsa është bërë me dije se ekziston frika për një përshkallëzim të situatës pasi për shkak të situatës së tensionuar mund të ketë një kufi me një siguri më të lartë.

Ndërsa BE ka akuzuar presidentin e Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko për transportim ajror të emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika në Minks dhe më pas i dërgoi ato për të kaluar kufirin në vendet e BE-së. Por këto akuza janë mohuar Lukashenko.

Përballë kësaj krize presidentja e KE, Ursula vonder Leyen u bëri thirrje të hënën vendeve anëtare të BE-së të miratojnë sanksione të reja.

Gjermania, e cila kufizohet me Poloninë, ka parë një rritje të numrit të emigrantëve dhe refugjatëve nga Bjellorusia.

Sipas autoriteteve gjermane, vetëm në tetor, ata arritën në 5000.

Berlini u përgjigj duke rritur kontrollet kufitare me Poloninë si edhe duke shtuar numrin e policëve atje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb