Një sulm mund të kishte ndodhur në Mesdhe disa ditë më parë nga Turqia. E përditshmja nacionale gjermane, Die Welt bazuar burimeve ushtarake turke ka bërë një artikull që i referohet një kërkesë të Erdogan për të bërë sulm në Mesdhe pa viktima duke fundosur një anije greke.

Ishin gjeneralët turq që refuzuan, por një prej tyre sugjeroi që të sulmohet një  aeroplan grek lufte në mënyrë që piloti të mund të shpëtonte duke përdorur ulësen e emergjencës.

Artikulli është emëruar “Lufta e Erdoganit sipas llogaritjeve” dhe kjo kërkesë e tij ka ardhur pikërisht disa ditë më parë, ku tensionet në Mesdhe duket se kanë kapur kulmin, teksa ato i nisi vetë Presidenti turk me luftë anijet që kanë dalë në Mesdheun Lindor për gaz dhe naftë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb