Greqia dhe Turqia do të rifillojnë bisedimet për Mesdheun Lindor pas tensioneve të fundit për kërkimet.

Ministria e jashtme greke ka konfirmuar në një deklaratë se së shpejti palët do të takohet në Stamboll, por nuk dihet se kur.

Samiti i BE mbahet më 1 dhe 2 tetor teksa në axhendë janë dhe sanksionet për Turqinë . Delegacioni grek do të drejtohet nga ambasadori  Pavlos Apostolidis që do të shënojë dhe raundin e 61-të të bisedimeve eksploratore në Mesdheun Lindor.

Të parat filluan në 2016, teksa prej atëhere nuk kanë munguar as tensionet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb