Deputeti i PD Tritan Shehu përmes  një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me situatën në veri të Kosovës duke thënë se kryeministri Rama duhet të kërkojë ndjesë.

Sipas tij vendosja e ushtrisë serbe në kufi është një provokim për Kosovën dhe rajonin, ndërsa dënoi mungesën e reagimit nga qeveria shqiptare.

Shehu shkroi se Rama me padurim po priste rastin për të lëshuar “rrufetë” mbi qeverinë e Kosovës, duke iu referuar reagimit të tij në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Rama duhet se paku te kerkoje ndjese!
Vendosja e ushtrise serbe ne kufi, nje provokacion per Kosoven e Rajonin.
Nje akt agresiv, qe kerkon reagim nderkombetar per ta denuar ate!
Une e di qe ato forca nuk do ta kalojne e as mund ta kalojne ate kufi, por ky kercenim kerkon nje pozicionim te qarte te bashkesise nderkombetare.
Dhe se pari duke filluar nga Qeveria, Parlamenti e institucionet e larta te Shqiperise.
Qe fatkeqesisht ne shumice heshtin.
Apo akoma me keq, kur Kryeministri me padurim priste rastin per te leshuar “rrufete” mbi qeverine e shtetin kosovar!
Te jeni te bindur se dhe ato kritika te ashpra te partnereve ndaj Qeverise se Kosoves, eksesive ne vet vete, shume shpejt do te “zbuten”.
Sepse pavaresisht disa difekteve e problemeve ne komunikimin e Qeverise se Kosoves me partneret, askush nuk e mohon te drejten e detyrimin e saj per te vendosur rendin kushtetues.
Sepse gjithese kush e kupton qe ketu kemi te bejme me nje strategji tensioni, provokacionesh te perseritur pa nderprerje te Vucicit, jo vetem ndaj Kosoves, por ndaj stabilitetit te Rajonit e me gjere.
Te iniciuar nga qarqet ultra nacionaliste serbe…
Te stimuluar nga Rusia, edhe per te hequr vemendjen nga Ukraina, duke krijuar nje vater te re destabilizimi.
Rjedhoja e ngjarjeve po i konfirmon keto!
Dhe ne fund kam nje pyetje per Kryeministrin ne Tirane:
Mbas gjithe atyre akuzave qe leshoi, ne cfare pozicioni e ndjen e do ta ndjeje vehten perballe Kosoves, por dhe shqiptareve e parimeve ne teresi, me evoluimin e ngjarjeve aty?!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: