Ervis Martinaj ka vendosur që të braktisë vullnetarisht  spitalin privat ku po mjekohej prej disa ditësh për t’u transferuar  në spitalin e burgut.

Me herët pati tensione mes mjekëve të spitalit Amerikan 2  dhe policisë së burgjeve të cilët kërkuan të shoqëronin Martinajn në spitalin e burgut. Mjekët e spitalit Amerikan 2  duke parë gjendjen shëndetësore të Martinajt  nuk e firmosën fletëdaljen duke krijuar një situatë të tensionuar brenda ambienteve të spitalit.

Ka qenë ndërhyrja e Ervis Martinaj që ka bërë të mundur largimin e tij nga ambientet e spitalit privat.   Kujtojmë se ndaj Martinajt është dhëne masa e sigurisë “30 ditë burg”.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb