Analisti Genc Burimi, në rubrikën “Opinion” në News24 foli për tensionet në Veri të Kosovës.

Gjatë kësaj interviste ai tha se situata është e tensionuar dhe se nuk pritej që të merrte përmasa kaq të mëdha. Ai shtoi se Amerika shpreson ta bëjë presidentin serb Aleksandër Vuçiç të ndryshojë marrëdhëniet me Rusinë, ndërsa shtoi se qëllimi i vetëm i Serbisë është të gllabërojë Kosovën.

“Serbia kërkon të gllabërojë Kosovën. Serbia e thotë qartë që nuk e njeh Kosovën dhe sot po shohim pasojën e kësaj dhe këtu Albin Kurti ka të drejtë. Ashtu si Rusia kërkon të gllabërojë Ukrainën. Keni parë sot të pranohet të negociohet për shqiptarët e Luginës së Preshevës, të kërkohej një asociacion siç kërkon Serbia , do të bëhej nami. Përse duhet të drejtojë Beogradi negociatat? Do të ishte shkatërruese për Kosovën? Amerikanët janë të kapur si në një kurth të rëndë, Sot Serbisë po i përkëdhelet kurrizi në vend që t’i tregohet vendi”, ka thënë ndër të tjera Burimi.

Sipas tij SHBA po gabon me qëndrimin që po mban me Beogradin, pasi sipas tij duhet të vendosë sanksione dhe t’i tregojë vendin Serbisë.

“Amerika nuk ka interes të prishet me Aleksandër Vuçiç, unë këtë shoh”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb