Situata në veri të Kosovës është kthyer ditët e fundit në qendër të vëmendjes mediatike, teksa ende vijojnë tensionet.

Ardit Bido, profesor i Asociuar në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, njëherësh dhe Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit, i ftuar këtë mbrëmje në “Open” u shpreh se Kosova nuk mund të dalë kundër ndërkombëtarëve, pasi këta të fundit e kanë shprehur qartë mbështetjen ndaj këtij shteti.

Sipas Bidos, ajo që është më rëndësi në këtë situatë, është që mos t’i jepet alibi Serbisë për trazirat në Veri.

“Koncepti i të drejtës morale në politikë, dhe në rastin e politikës ndaj pakicave, është dytësore. Në rastin konkret kemi një qëndrim të bashkësisë ndërkombëtare. Në këtë moment Serbia ka një valorizim të peshës së vet dhe sidomos në këtë moment nuk mund t’i japësh alibinë palës tjetër që të krijojë trazira. Së kush është fajtori këtu, në kuptimin moral është Serbia, Serbia është faktori destabilizues, por kur shohim në aktet tona duhet të shohim a japim alibi.

Faktori ndërkombëtar ka mbështetur zgjedhjet në Veri dhe ka qenë një akt shumë pro-shqiptar. Ata kanë mbajtur një qëndrim që i kanë bërë të qartë serbëve që nuk mund të kenë tërheqje nga institucionet shtetërore të Kosovës. Por asnjë shqiptar nuk duhet të ketë mentalitetin që në këto komuna me shumicë serbëve do të jenë të 4 shqiptarë që do drejtojnë. Ndërkombëtarët duhan të bëjnë të qartë që janë kryetar që kanë një mandat të kufizuar.

Komuna nuk është godinë, por njerëz. A munden ta drejtojnë këta drejtues realisht komunën? nëse ne duam që Veriun ta vendosim në kontroll vetë, ka një zgjidhje që është tregimi i forcës, e ka bërë dhe Izraeli. Kemi në fuqi ta bëjë? Atëherë aktet tona duhet të jenë të koordinuara me ata që realisht garantojnë integritetin territorial Kosovës”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb