Bashkëpunëtor i lartë në Fondacionin Jamestown në Washington, Janusz Bugajski, ka reaguar pas deklaratës së sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, i cili dënoi ashpër aksionin e Policisë së Kosovës në veri.

Bugajski “refuzimin” e SHBA-së për të “njohur” kryetarët e ri të komunave në veri e ka krahasuar me refuzimin e Trump-it për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve të fundit presidenciale në SHBA.

“Është ekuivalenti i dënimit të certifikimit të Kongresit Amerikan të zgjedhjeve të 2020 dhe legjitimimit të kryengritjes së 6 janarit”.

Ai thotë se mbështetja e SHBA për Vuçiçin po destabilizon rajonin. Është koha për të mbështetur një revolucion demokratik në Serbi dhe njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet evropiane”, shkroi Bugajski në Twitter.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb