Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Petar Stano, ka thënë sot se hapi më i rëndësishëm që duhet marrë për momentin, është qetësimi i situatës në Kosovë.

Në një konferencë për shtyp në Bruksel, Stano tha se Lajçak dhe Escobar do t’i përcjellin mesazhe Serbisë dhe Kosovës për domosdoshmërinë e qetësimit të situatës, në mënyrë që më pas të ndërmerren hapa drejt gjetjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme.

“Është një platformë për dialog nën udhëheqjen e BE-së. Ne jemi të gatshëm të organizojmë një takim të nivelit të lartë, kur të krijohen kushtet dhe ta konfirmojnë presidenti Alkandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti”, tha Stano.

Ai përsëriti se Lajçak është sot në Prishtinë ku pritet të takojë politikanët vendas, ndërsa nesër do të vizitojë Beogradin.
Ai u shpreh se pas takimeve, Lajçak do t’i raportojë Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borell.

Më pas çështja do të diskutohet mes vendeve anëtare që do të vendosin për hapat e ardhshëm që do të ndërmerren.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb