Grupi ndërkombëtar i njohur si “Anonymous” ka publikuar një kërcënim ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në një postim në Twitter ata flasin për ngjarjet e fundit në Kosovë me ofendime dhe kërcënime dhe kërcënojnë hapur presidentin e Serbisë.

“Përshëndetje qytetarë të botës, ky është mesazhi i Anonymous drejtuar Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Kemi vërejtur se tensionet dhe provokimet luftarake në veri të Kosovës nga grupet kriminale serbe po tentojnë të provokojnë një konflikt të armatosur.

Presidenti autokratik serb Aleksandar Vuçiç, një kukull e Vladimir Putinit, po përpiqet të destabilizojë rajonin, duke përdorur mekanizmat e dhunës dhe terrorit të kriminelit të luftës Slobodan Millosheviç, por dihet se përpjekjet e tij do të jenë vetëvrasëse për të”, shkruajnë hakerat.

Kujtojmë se në kulmin e luftës në Ukrainë, Serbia ishte dhe është ende i vetmi vend që deklaroi zyrtarisht një aleancë me Rusinë, duke hedhur poshtë thirrjet e vazhdueshme nga Perëndimi për t’iu bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: