Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë sot se bashkësia ndërkombëtare nuk po reagon ndaj përkeqësimit të përditshëm të situatës në Kosovë dhe se në këtë mënyrë “po i japin mbështetje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të dëbojë populli serb nga Kosova.

“Duke heshtur, po i japin përkrahje Kurtit që të dëbojë popullin serb nga Kosova dhe të kërcënojë me arrestime serbët në Kosovë”, u tha Daçiç gazetarëve në Beograd.

Kujtojmë se kanë kaluar 2 javë që nga vendosja e barrikadave në veri nga serbët dhe se nuk është marrë asnjë vendim për heqjen e tyre pavarësisht thirrjeve nga Perëndimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: