Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka deklaruar se Kosova është e hapur ndaj mundësisë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore të vendit, të banuara me shumicë serbe.

Gërvalla, siç raporton agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, tha se para kësaj duhet të ndërmerren hapa të tjerë.

“Po, ne jemi të hapur për zgjedhje në këto katër komuna, por për të pasur zgjedhje të reja duhen ndërmarrë disa hapa”, tha ajo.

Gërvalla ka kërkuar edhe angazhim nga Serbia, që të mos i kërcënojë serbët që jetojnë në Kosovë për të mos marrë pjesë në zgjedhje.

“Ne e shohim që kemi nevojë për përfaqësues që pranohen nga populli, por nuk mund t’i kemi këta përfaqësues nëse bojkotohen zgjedhjet”, u shpreh ministrja Gërvalla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb