Presidenti i Institutit “Pashko”, Preç Zogaj në emisionin “Open” në News24 foli për lirimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa u ndal edhe tek tensionet në Veri të Kosovës.

Gjatë kësaj interviste, i ndalur tek tensionet në Veri, tha se për një çështje të vogël, po krijohet shumë rrezik.

Më tej u shpreh se tensionet nuk duhet absolutisht të kishin ndodhur.

Pjesë nga intervista:

Tensionet në Veri

Preç Zogaj: Është si të thuash,’Për një plesht  të djegësh jorganin’. Ngjarjet e fundit dëshmuan se politika është tjetër gjë nga parullat, politika është shkencë. SHBA dhe BE janë çliruesit e Kosovës, dhe kanë ndikim vendimtar në konsolidimin e shtetit të ri të Kosovës, natyrisht që faktorët vendas kanë rolin e tyre. Por ‘nuni’ i gjithë zhvillimit historik që ndodhi në Kosovës, janë SHBA. Ndërkombëtarët janë në unison kundër qëndrimit të qeverisë së Kosovës dhe kanë paralajmëruar qëndrime që e  kthejnë mbrapsht rrotën e historisë.

Lirimi i Saimir Tahirit:

Preç Zogaj: Shpjegimet e avokatit nuk ka arsye të mos jenë të pavërteta. Nëse ligji shqiptar e lejon që një person me heqje lirie mund të kthehet në familje kur bashkëshortja apo familjarë janë në kusht pamundësie për të bërë një jetë normale , nuk besoj se ka ndonjë gjë për të komentuar. Nëse nuk do të ishte e vërtetë, atëherë do të ishte një skandal për drejtësinë. Përtej kësaj dënimi i ish ministrit të Brendshëm është një dënim i natyrës cilësore më shumë se sa sasiore dhe ka mbetur një ngjarje edhe në jetën e asaj që e quajmë drejtësia e re në Shqipëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb