Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka përmbyllur takimin e parë zyrtar jashtë vendit në Kosovë.
Në një intervistë për RTK, Begaj foli mes të tjerash edhe mbi tensionet në veri të Kosovës, të nxitura nga marrëveshja për targat.

“Situata e krizës së 31 korrikut ishte vërtetë serioze e dua të falenderoj Kosovën dhe politikanët për zgjidhje n e konfliktit me maturi e mirëkuptim, vetëm bisedimet janë garant i sigurisë së Kosovës.me mbështetjen e aleatëve strategjikë BE SHBA do të sigurojmë që sovraniteti dhe integriteti territorial dhe statusi i pavarur të mos ndryshojë. Për këtë ka mbështetjen e plotë të Shqipërisë”, tha BEGAJ.
Kreu i shtetit shqiptar shtoi se nuk duhet të fokusohemi tek retorikat nacionaliste të Serbisë dhe se vizitat që kryeministri Albin Kurti do të zhvillojë nesër me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe dialogu pas dy ditësh në Bruksel, janë të rnëdishme dhe nga to do të dilet me mesazhe të qarta.

“Nuk duhet të analizojmë retorikat e përdorura për përfitime nacionale, është një nocion i vjetëruar. Vetëm rruga euroatlantike e Kosovës është e pashmangshme, me ndihmën e aleatëve, dialogu do të avancojë më tej.
Ai do të takojë nëse Stoltenberg dhe pasnesër në Bruksel, mendoj që takimet janë lajme pozitive sepse tek të dyja do të diskutohet për sigurinë. promovimi i faktorit shqiptar që statusi i Kaosovës është i pa diskutueshëm, nuk do të diskutohet për teknaliteti por për marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje reciproke.
Takimi në NATO për të 2 palët do të jetë me mesazhe të qarta e të plota. Nuk do pranohet dhuna se sjell mjerim. Mendoj që mesazhet do të jenë aq të qarta sa të garantohet se do të margjinalizohet e dënohet kushdo që promovon dhunën.

Është e dhimbshme të pranojmë që veç faktit që Kosova është shumë e duruar për këtë marrëveshje, kemi një Serbi që nuk [promovon paqen por hiqet e duket se është neutrale, por promovon destabilitet në veri dhe nuk implementon marrëveshjet. Duhet dhënë një mësim që marrëveshjet e firmosura duhen implementuar dhe se rruga e duhur është ajo e marrëveshjes gjithëpërfshirëse. Pavarësisht kohës së gjatë që merr procesi duhet të jemi të duruar. Luftën e fituam, tani duhet të ruajmë paqen. Nuk mendoj që paqja ruhet vetëm nga Kosova edhe Serbia e di çdo të thotë hapja e një fronti të rri. Lufta në Ukrainë tregon pasojat e një lufte dhe na bën të mendojmë 2 herë para hapjes së një fronti të ri”, u shpreh Begaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: