Anonymous dhe grupet e tjera të hakerave kanë nisur sulme kibernetike ndaj web-faqe të qeverisë serbe.

Kjo nuk është hera e parë që ata sulmojnë faqet online të qeverisë serbe, si kundërpërgjigje ndaj nxitjes që po bënte presidenti i Serbisë në veri të Kosovës.

Sipas tyre, sulmet janë duke u realizuar “në shkallë të gjerë” si pjesë e fushatës #OpSerbia.

Në njoftimin e bërë në Twitter, është bërë e ditur se më shumë se 40 web-faqe të qeverisë serbe janë hequr në 72 orët e fundit.

Në njoftimin e mëparshëm Anonymous pati bërë të ditur se nuk do të qëndrojnë indiferent ndaj zhvillimeve dhe nxitjeve që Aleksandar Vuçiç po i bën në veri të Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: