Shefi i Organizimit në grupin Berishës, Klevis Balliu ka komentuar situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Nëpërmjet një posti më Facebook, Balliu ka quajtur liderin serb, Aleksandër Vuçiç si kërcënimin ndaj stabilitetit rajonal.

Më tej shkruan se ‘Serbia, me politikat putiniste ka për qëllim të destabilozojë rajonin dhe të provokojë me akte të mirëfillta kriminale Kosovën”.

Postimi i plotë i Klevis Balliut:

Kërcënimi ndaj stabilitetit rajonal e ka emrin Aleksandër Vuçiç

Serbia në zbatim të politikave putiniste të cilat kanë për qëllim destabilizimin e rajonit tonë ka provokuar me akte të mirëfillta kriminale një situate tejet të rrezikshme në veri të Kosovës.

Albin Kurti pavarësisht se është në të drejtën e tij kushtetuese dhe ligjore të ndjek ligjet e vendit, ka nevoje për bashkëpunimin dhe këshillimin me SHBA si faktori kyç i stabilitetit të shtetit të pavarur të Kosovës dhe Rajonit.

SHBA dhe aletet e botës së lirë, kanë shpresuar dhe janë munduar ta nxjerrin Serbinë nga politikat diktatoriale putiniste qe çojnë në luftëra raciste, por sot për ata dhe mbare botën është e qarte se Serbia nën lidershipin e Vuçiçit nuk do të ndahet kurrë nga politikat dhe interesat e Rusisë. Serbia është përfaqësuese direkt e interesave të Rusisë në Evropën Juglindore.

E vetmja mundësi për largimin e Rusisë nga Rajoni është forcimi shteteve të cilat nderojnë përfaqësojnë dhe mbështesin politikat, vlerat dhe parimet euroatlantike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb