Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, po vazhdon të qëndrojë në komunat në pjesën veriore të vendit, ku vijojnë prej tashmë dy javësh protestat nga qytetarët serbë.

Si pasojë e protestave që eskaluan edhe në dhunë, janë lënduar rreth 30 ushtarë të KFOR-it.

Gjatë ditë së sotme, pranë barrikadave të improvizuara përreth Komunës së Zveçanit, KFOR vendosi një pankartë me një mesazh.

“KFOR-i pësoi mbi 90 viktima në përkushtimin tonë për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të siguruar për të gjitha komunitetet”, thuhet në afishen e vendosur përballë protestuesve.

Misioni paqeruajtës i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), aktualisht ka 3.735 trupa në Kosovë, që vijnë nga 27 vende të botës. Pjesë e KFOR-it më nuk janë trupat ukrainase, të cilat janë thirrur të kthehen në vendin e tyre për shkak të luftës së nisur nga Rusia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: