Kina ka komentuar situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ku i ka dalë në krahë Serbisë.
“Kina mbështet përpjekjet e Serbisë për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial. Kina i kushton vëmendje të madhe ngjarjeve përkatëse, mbështet përpjekjet e Serbisë për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e këtij vendi, Mao Ning.
Mao Ning tha se Kina po ‘I bën thirrje NATO-s të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit dhe të bëjë atë që do të kontribuojë për paqen rajonale’.
Sakaq shtoi se qeveria kineze ‘është kundër veprimeve të njëpasnjëshme të organeve të përkohshme vetëqeverisëse të Prishtinës’.