Kryetarët e Komunave të Zubin Potokut dhe Zveçanit, Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci kanë zhvilluar sot një takim me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, shef i misionit të BE-së në Kosovë Tomas Szunyog si edhe me ambasadorin e Britanisë, Nicholas Abbott.

Nëpërmjet një deklarate për media kryetarët e dy komunave,  kanë thënë se janë të gatshëm t’u shërbejnë qytetarëve dhe se të nisin sa më parë nga puna.

“Dhuna ka qenë dhe mbetet e patolerueshme në proceset demokratike”, janë shprehur ata.

Ata janë shprehur se tensionet e krijuara nuk i pëlqejnë askujt dhe se nuk i shërbejnë asnjë pale, ndërsa bëjnë thirrje për qetësi.

“Jemi zgjedhur nga qytetarët në një proces të lirë dhe demokratik, ndaj, edhe kushtet duhet të krijohen që të qeverisim lirshëm dhe në bashkëpunim me ta. Andaj, ne kërkojmë që sa më parë të kthehet normaliteti, në mënyrë që edhe puna jonë të ketë kuptim”, thuhet në deklaratën e Zeqirit dhe Pecit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb