Pas Prishtinës ku u prit nga zyrtarët më të lartë të shtetit të Kosovës, Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, qëndroi pasdite edhe në Mitrovicën e Veriut.

Pasi kaloi në këmbë urën mbi lumin “Ibër” në Mitrovicë, nga pjesa jugore në atë veriore, Varhelyi u takua me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiç.

“Me Rakiçin kemi diskutuar edhe për mbështetjen e BE-së ndaj rajonit”, tha ai.

Varhelyi theksoi se dialogu Kosovë-Serbi është shumë i rëndësishëm, ndërsa kërkoi zbatimin e marrëveshjes bazë, përfshirë edhe Asociacionin.

“Tani është esenciale që të dyja palët të ofrojnë dhe zbatojnë të gjitha detyrimet pa vonesa, pasi duhet të shfrytëzohet të ecet përpara me zbatimin e marrëveshjes. Natyrisht mjafton të përmendet e konkluzioni i Këshillit të Evropës ku i nxit dy palët që të zbatojnë plotësisht të gjitha detyrimet, përfshirë edhe marrëveshjen e vitit 2013-2015 për Asociacionin”, tha Varehelyi.

Varehelyi gjithashtu tha se reformat për sundim të ligjit në Kosovë duhet të përshpejtohen, ndërsa përmendi ngecjet në sistemin e drejtësisë.

“Një porosi e qartë që gjithmonë vjen nga Prishtina është se Kosova është shumë e përkushtuar sa i përket përafrimit në Bashkimin Evropian. Reformat jo vetëm që duhet të vazhdohen, por duhet edhe të përshpejtohen. Kërkojmë zotimin e Qeverisë që gjitha praktikat gjyqësore të jenë në pajtim me Gjykatën e Venecias”,deklaroi Varhelyi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb