Deputeti i partisë Demokratike, Tritan Shehu nëpërmjet një postimi në Facebook ka komentuar situatën e tensionuar të mbrëmjes së djeshme në Veri të Kosovës, ku serbët lokalë përdorën armët mbi policinë dhe dhunuan qytetarë të Shqipërisë.

“Mbrëmë u konfirmua përsëri: Rajonit nuk i duhet një “Ballkan i hapur” Vucician, por një Ballkan Europian”, shkruan Shehu, duke i bërë jehonë faktit se përshkallëzimi i tensioneve dje ishte i paralajmëruar nga sjellja e vazhdueshme prej autokrati e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

POSTIMI I SHEHUT:

Aspak e pa pritur ajo çfarë ndodhi mbrëmë ne veri te Kosovës.

Një gjendje e paralajmëruar prej nje retorike te gjate agresive, provokacionesh jo vetëm e muajve te fundit, te Vucic ndaj Kosovës e stabilitetit te Rajonit.

Nje gjendje e krijuar nga sinkronia serbe me mentalitetet ruse perballe Ukraines e Europes Lindore.

Serbia nuk e pranon as reciprocitetin e domosdoshem e minimal me Kosoven, as per targat!

Sepse ajo e percepton ate si nje “koloni” te saj.

Prandaj Vucic nuk lejon te diskutohet per genocidin serb ne Kosove e Rajon, edhe ne Kuvendin e Shqiperise kjo, jo me te pranohet ky, apo ai te kerkoje falje si nje sinjal per nje mentalitet te ri.

Dhe pastaj Rama&Co vazhdon te trumbetoje “Ballkanin e hapur” te Vucicit, qe sic u tregua dhe dje bazohet vetem mbi filozofine e “Jugosllavise se Re”.

Ndersa mbreme, kur duhej te ishte i pari qe te prononcohej, ai heshti si “fija e barit”!

Rajonit tone i duhet implementimi i parimeve, mentaliteteve, vlerave europiane e perendimore si garanci per stabilitetin e paqen e tij, per te nesermen ne Europen e Bashkuar.

Kjo gje, bashkepunimi i domosdoshem e i vertete rajonal, mund te realizohet vetem mbi keto parime, te implementuara nepermjet projekteve te BE.

Projektet vuciciane te cojne ne konflikte dhe te kthejne drejt Lindjes.

Kujdes….

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb