Pas përleshjeve të dhunshme mes policisë kosovare dhe protestuesve që kundërshtonin kryetarët e rinj shqiptarë të 4 komunave veriore, një reagim ka ardhur edhe nga Moska.

Rusia bëri përgjegjës Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës dhe tha se po e shikonte situatën me shqetësim, sipas Reuters.

“Ne dënojmë me vendosmëri hapat provokues të Prishtinës, të cilat e kanë sjellë situatën afër fazës së nxehtë dhe kërcënojnë drejtpërdrejt sigurinë e të gjithë rajonit të Ballkanit. Përgjegjësia për këtë është plotësisht e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian”, theksoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, duke shtuar se qortimet e Kosovës nga “ndërmjetësuesit perëndimorë” kishin ardhur shumë vonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: