TURQI

Pas tensioneve të ndezura tashmë në Lindjen e Mesme, ambasada shqiptare në Turqi i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që punojnë apo jetojnë në Irak të kontaktojnë nëse kanë nevojë nevojë për ndihmë.

Kjo bëhet për shkak të shërbimeve konsullore që mund të kenë shqiptarët aty por tashmë pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani, të gjithë qytetarët e vendeve perëndimore apo atyre që kanë mbështetur SHBA janë të rrezikuar. Gjithashtu ambasada në Ankara vendos edhe një numër telefoni në dispozicion për kontakt. Pikërisht SHBA bëri thirrje gjithë qytetarëve të saj që të largoheshin nga Iraku, ndërkohë Shqipëria e cila doli krah Trump për sulmin e të premtes është tashmë kundër Iranit. Jo vetëm që qeveria shqiptare dëboi ambasadorin e Iranit në Tiranë në 2019 por si ajo dhe opozita dolën krah SHBA për vrasjen e Qasem Soleimanit e cila mund të shkaktojë tensione deri në luftë në Rajonin e Lindjes së Mesme.

Trk

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb