MOSKË-Rusia njoftoi sot se do të dërgonte dy luftanije të pajisura me raketa për të rritur kapacitetin ushtarak rus në Mesdhe, në sfondin e rritjes së tensioneve midis Moskës dhe Uashingtonit në lidhje me zgjidhjen e krizës siriane.
“Luftanijet ‘Serpuhov’ dhe ‘Zheleni Dol’ që transportojnë raketa të tipit ‘Kolibr’ u nisën dje nga porti i Sevastopolit në Krime ku pritet të hyjnë sot në mbrëmje në detin Mesdhe”, bëri të ditur një zëdhënës i flotës ushtarake ruse në Detin e Zi, cituar nga agjencia ruse e lajmeve Ria-Novosti.
“Ky dislokim i radhës është një formë e planifikuar me rotacion i forcave detare në rajon, ku Rusia zotëron tashmë dhjetëra anije”, sipas të njëjtit burim.
E vetmja aeroplanmbajtëse ruse ”Amiral Kuznjecov” është gjithashtu në udhëtim ku pritet të mbërrijë në zonë në muajin tetor.
(d.d/BalkanWeb)




Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb