Në emisionin “Koha për t’u zgjuar” të Bashkim Hoxhës në News 24 qytetarët kanë shprehur shqetësimet  e tyre si çdo ditë.

Qytetarët kanë folur për krizën dhe tensionet politike të këtyre ditëve. Ata shprehën pakënaqësi.

Disa prej tyre kanë kritikuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, ndërsa të tjerë opozitën për molotovë. Të shumtë ishin ata që kërkojnë që palët politike të ulen në tryezë dhe të zgjidhin krizën.

Mendimet e qytetarëve:

Qytetarja 1: Sa të jetë Sali Berisha në politikë, nuk bëhet ky vend. I bëj thirrje Edi Ramës të vendosë rend dhe ligj. Këta janë kafshë, kanë zaptuar gjithçka. Opozita është destabilizuese.

Qytetari 2: Njerëz të drejtësisë kanë bërë pazare dhe më kanë grabitur pronën. Më vjen inat sepse është absurde që njerëzit gjoja të drejtësisë, janë kriminelë.

Qytetari 3: Mirëmëngjes zoti Bashkim. Gjendja politike në Shqipëri është acaruar në atë mënyrë sa kjo lloj regjence nuk mund t’i japë më drejtim vendit. Gjendja është tensionuar. Në këto kushte, palët të ulen psër pajtim kombëtar. Kombi shqiptar ka nevojë për zgjidhje politike në këto momente. Këtë e kërkojnë të gjithë nacionalistët shqiptarë.

Qytetari 4: Si marrin guxim njerëzit dhe shajnë kryetaren e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi. Nuk shahet njeriu ashtu mor. Shikoji zemrën, mos i shiko fytyrën. Mjerimi  e ka pllakosur Shqipëria. Ka për të shkuar keq e më keq, nëse Edi Rama nuk jep dorëheqjen.

Qytetari 5: Erdhi Edi Rama në pushtet. Tha ‘duam vota, duam timon’ tha, që mos lëvizë timoni se hidhet në greminë. Tani shikojmë se vidhen votat këtej e andej, krim këtej, hashash andej. Tani e ka fajin Berisha se u mboll Shqipëria me drogë. E ka fajin Shqipëria se vodhi ky tenderin e Unazës së Re. E ka fajin Berisha se po vë kalamaj miistra shteti, e ka fajin Berisha sepse Shqipëria nuk po hap negociatat. Del Elisa Spiropali. Del Gjiknuri dhe çon “djemtë”. Ç’punë ka opozita, ke 6 vjet në pushtet. Berisha mori atë që meriton. 30 e 30, vër një shokun tënd, mos rri më. Rri rehat, se po marrim fëmijët dhe po ikim. Me datë 30 mund të bëhet hataja. Asgjë nuk është në rregull.

Qytetari 6: Sa të jetë Sali Berisha, PD nuk ka për të bërë hajër Bashkim.

Qytetarja 7: Mirëmëngjes zoti Bashkim. Flas nga Berati. Ata të PD kanë bërë gabim shumë të madh, sepse po ikin në parlament. Ata duan Luftë të Dytë Botërore. Këta duhen vënë përpara të gjithë.

Qytetari 8: Flas nga Puka. Ai Sali Berisha ka faje mbi këtë popull, ka bërë namin me firma piramidale. Berisha duhet të shkojë në burg i pari.

Qytetarja 9: Ne si pensionistë duam rregull, duam qetësi. Ky Basha nëse vërtetë i fiton zgjedhjet, të hyjë. Ne duam qetësi, nuk duam molotov e sherre nëpër rrugë. Kjo nuk duhet të ndodhë.

Qytetari 10: Nëse ky popull vazhdon në këtë gjendje dhe nuk kupton se çfarë ndodh, Shqipëria ka marrë fund.

Qytetari 11: Dje u bëmë dëshmitarë të dy ngjarjeve aspak të mira për Shqipërinë. Pamë Europën që na mbylli derën, por pamë edhe molotvin te shkolla. Atëherë Europa na tha që vazhdoni ju me molotovin, kur të mëreni vesh, hajdeni te ju. Po lëmë nam në këtë dynja, me molotov, tym e flakë, u tmerrua Europa, edhe i themi na prano. Këtu ka egërsi. Është turp të zihen dy polici me njëra-tjetrën, ajo bashkiake me shtetërore.

Qytetari 12: Në Elbasan është bërë Rilindja Urbane gjasme. Taulant Balla dhe Qazim Sejdni kanë bërë këtë Rilindjen. E shkatërruan qendrën e Elbasanit, prenë pishat qindra-vjeçare. Rama bredh me brekushe, por asgjë nuk ka punuar deri tani.

Qytetari 13: Jemi të shqetësuar për situatën, për papërgjegjëshmërinë e klasës politike në vend, sidomos për kryeministrin, i cili është kreu i qeverisë i gjithë shqiptarëve. Pas përgjimeve në Dibër, Rama të thotë po e njoh këtë person, të hyjë në zgjedhje të parakohshme. Të qetësojë shqiptarët. Të mos vidhen shqiptarët. Ai vazhdon të vjedhë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb