Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov ka komentuar së fundmi situatën e tensioneve të Rusisë me Perëndimin në kuadër të furnizimit me municione me përmbajtje uraniumi të Ukrainës nga Britania.

Pas kritikave për lëvizjen nga Vladimir Putin dhe Sergei Lavrov, Ryabkov tha se probabiliteti i një konflikti bërthamor ishte tani “në nivelin më të lartë prej dekadash”.

Ai tha gjithashtu se nuk mund të flitet për negociata të fshehta apo të hapura me SHBA-në për rivendosjen e traktatit të ri START të reduktimit të armëve bërthamore, pasi Rusia u tërhoq nga ky i fundit në shkurt.

Sipas OKB-së municionet me përmbajtje uraniumi të dobësuar nuk mund të konsiderohen si armë bërthamore, pasi sipas tyre ky element nuk plotëson përkufizimet ligjore të armëve bërthamore, radiologjike, toksinike, kimike, helmuese ose ndezëse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb