TIRANE

Ish-deputeti i PD-së, Enekeled Alibeaj i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 u shpreh se shfaqja e shënuar sot në Teatrin Kombëtar është dëshmi për të thënë se ky regjim ka arritur fundin. Alibeaj tha se ajo godinë e vogël mbart histori të mëdha. I bindur se vendit i nevojiten teatro të mëdha për të plotësuar kushtet e artistëve dhe spektatoreve, Alibeaj tha se ato mund të ndërtohen në vend tjetër duke mos prishur godinën ekzistuese.

“Edhe me gaz mund të shkojë natën, edhe minat mund t’ia vendosë  edhe zjarrin. E ka treguar në shumë episode. Se vetëm mjete të mizorisë mund të përdorë pushtetin, por sot ajo që po ndodh te teatri është shumë më tepër sec ka ndodhur më 30 qershor.

Artistë qytetarë, që nuk kanë lidhje me partitë, tregon shenjën e shoqërisë ndaj regjimeve, kjo është lufta. në fund ndodhin të tilla gjër. sot ky regjim ka arritur fundin. Pse duhet shembur ajo godinë e vogël me histori të madhe. Ka mundësi pafund për të ndërtuar në vend të tjera teatro me shumë kushte për artistët.

Është një vend kulti për artistët e aktorët por edhe për shoqërinë shqiptare. Memoria e qytetit, e cila nuk blihet me para. “ theksoi Alibeaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb