Në emisionin “Pikat mbi I”, u diskutua për tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës. Të ftuar në studio ishin analisti Artur Zheji dhe avokati Spartak Ngjela.

Ky i fundit, tha se tensionet kanë lindur për shkak të dëshirës së Ukrainës për t’u future në NATO dhe sinjaleve pozitive që kanë ardhur nga SHBA për ta pranuar këtë propozim.

Nga krahu tjetër, analisti Zheji tha se Rusia po bën aleancë me Kinën, për të plotësuar dobësitë e njëra-tjetrën. Rusia atë ekonomike dhe Kina atë ushtarake.

Ngjela: Tensioni me Ukrainën është në funksion të NATO-s. Ukraina ka pranuar që do të hy në NATO. Presioni bëhet që të detyrojë SHBA për të mos hyrë në NATO. Kjo është thembra e akilit. Kemi një konflikt, ky nuk është konflikt që shtrihet botërisht. Kina nuk është fuqi botërore. Kina e fuqishme sa flota ka? Ka 12 ky tjetri e dini ju. Çështja është që për forcë ushtarake ato nuk janë të përfillshim. Për forcë ekonomike mund ta analizojmë. Kjo është pikëpamja ime për Kinën. Rusia nuk ka forcë fare. GDP e saj është më e vogël se e Italisë. Ata nuk kanë para për të bërë luftë. Ata kanë para për luftëra lokale. Nëse Rusia futet në Ukrainë do i duket lodër Afganistanit Rusisë. SHBA-të nuk bëjnë asnjë presion vetëm se kanë rritur ndihmën ushtarake në Ukrainë. E mban dot luftën me GDP e Italisë Rusia?! Të gjitha janë kërcënime për të mos lejuar Ukrainën për të shkuar në NATO. Ne nuk e dimë qartë pse Rusia i trembet Ukrainës të futet në NATO. SHBA e do në NATO. Putini edhe nëse mësyn ose tërhiqet Rusia dëmtohet rëndë në funksion të personalitetit të saj. Politika amerikane se përfill si forcë. Edhe Kina edhe Rusia kanë frikë nga demokracia.

Zheji: Kemi një betejë konkrete. Ukraina ka shprehur vullnetin për t’u future në NATO. Nën dritën e asaj që ndodhi në Afganistan ka krijuar një precedent që mbipushteti dhe fuqia mbi SHBA-të po vihet nën presion. Rasti Ukrainë-Rusi i bëhet superfuqisë në rang planetar. Ka dhe një aleancë të nëndheshme. Është e vërtetë që Rusia s’ka fuqi ekonomike të krahasueshme me SHBA-të, por ka ushtri shumë të madhe. Kina ka forcë shumë ekonomike. Aleanca e tyre në nivel planetar, ruso-kineze, bën që dobësitë ekonomike të Rusisë i plotëson Kina dhe dobësitë ushtarake të Kinës e plotëson Rusia. Trump pati marrëdhënie të mira me Rusinë sepse donte të ndante aleancën e Rusisë me Kinën. Me ardhjen e Biden ndryshoi kursi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb