Zvicra mori një biletë për në fazën tjetër të Botërorit pas fitores 2-3 ndaj Serbisë. Në Qatar n’24 në News 24 është i ftuar trajneri i të rinjve të Kombëtares, Alban Bushi.

“Serbia e kishte menduar si tjetër ndeshje. Zvicra pasi shënoi golin e 3-të, përfundoi gjithçka.

Tensioni- Ndodhin këto gjëra. Futbolli e ka adrenalinën. Situata të tilla mbyllen në fushë ose në dhomat e zhveshjes. Gjithçka u mbyll me fitoren e Zvicrës dhe kjo ka rëndësi.

Xhaka bëri mirë që nuk reagoi. Kjo ishte bukuria e lojtarëve shqiptar sot. Futbollistët nuk kanë probleme me njëri-tjetrin, thjeshtë ndonjëherë në futboll ngatërrohen gjërat.Zvicra pritej. Ka vite që po kualifikohet si në Europian dhe në Botëror.

Ndeshja me Portugalinë do jetë e barabartë. Zvicra ka probleme dhe kur po fitonte, linte shumë hapësira prapa. Mbrojtja nuk dukej shumë e qartë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: