TIRANË- Futbollisti i skuadrës së Teutës, Gerhard Progni i ftuar në emisionin “Sport News Plus”  në “News 24” ka folur për ndeshjen e Tutës në transfertën e vështirë në Vlorë.

Ai tregoi se skuadra ishte nisur për objektivin e fitores, por sipas tij, për mënyrën se si shkoi takimi edhe një pikë është e pranueshme.  Lojtari i durrsakëve tha mes tjerash se tensionin e krijoi skuadra e Flamurtarit.

“Kishim shkuar për të marrë 3 pikë. Kemi qenë gjithë kohës në presing lartë. Ashtu siç shkoi ndeshja, edhe me 1 pikë jemi të kënaqur.Ishte vendimtar në këtë barazim arbitri? Unë kam qenë vetë protagonist aty duhet sikur po mbroj Teutën. As anësori vet nuk ishte i sigurt. Mund të kem gabuar tha anësori për golin e parë që u anulua për ofside. Te goli i dytë i anuluar, ishte e qartë që ishte dora. Edhe Torasa vetë i tha Bicit. Më pas e kthehu. Tensionin e krijoi Flamurtari jo ne. Kisha 2 javë dhe iu thoja çunave të ekipit, që faulli i parë që do marr nga e majta, do godas poshtë. E parandjeva. E pata të vështirë të përshtatesha në fillim. Fola me trajnerin më pas dhe i thashë që dua këtë pozicion”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb