Është tensionuar situata në emisionin “Real Story”, në News24, teksa analisti Shpëtim Nazarko është ngritur nga karrigia dhe ka thënë se do të largohet nga studio, nëse zyrtari i PD, Dorjan Teliti, nuk e lë të flasë.

Nazarko tha se Teliti ka gjysmë ore që flet dhe nuk duhet ta ndërpresë të thotë mendimin e tij, ndërsa shtoi se “arsyeja themelore që Shqipëria zvarritet prej 30 vitesh është se në këtë vend nuk ka pasur strategji, por vetëm ca batakçinj kryeministra”.

Debati:

Teliti: Ne kemi propozuar që në vitin e parë të qeverisjes të rritet paga minimale 300 euro. Duke qenë se 90% e familjeve shqiptare kanë të ardhura mesatare deri në 620 mijë lekë të vjetra, që do të thotë se ata janë në pagat 300-400 mijë lekëshe. Ne duam që ata të mos marrin më gjysmë buke, por një bukë të plotë.
Nazarko: Boll tani se e mbarove.
Teliti: Prit. E përshëndesim vendimin e Ramës për të rritur pagën minimale.
Nazarko: Po lëre se janë budallallëqe këto. Më dëgjo tani mua, që të mësosh se janë budallallëqe këto. Vendet që punojnë me taksë të sheshtë…
Teliti: Kemi që në vitin…
Nazarko: Unë do iki tani, se ke gjysmë ore që flet. Nuk bëhet zhurmues nga dikush që nesër do të jetë ministër Finance a cfarë do të jetë. Këta e kanë përdorur taksën 10%, që e përdorin zakonisht vendet e varfra, siç jemi ne. Arsyeja themelore që Shqipëria zvarritet prej 30 vitesh është se në këtë vend nuk ka pasur strategji, por vetëm ca batakçinj kryeministra, që tamam si në gjuhën e Enverit, thonë se do t’ua shtojmë bukën shqiptarëve. I keni trutë apo jo? PD nuk vjen kurrë në pushtet. Si të heq Ramën unë, se thotë që ‘punoj tërë ditën’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb