Presidenti i Republikës Sërpska Milorad Dodik, ka deklaruar se në lidhje me tensionet në veri të Kosovës, përgjigja e Republikës Sërpska do të jetë e unifikuar me atë të Serbisë.

Në një postim në Twitter, Dodik ka shkruar se ka diskutuar situatën me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ka zbuluar se janë pajtuar që përgjigja e unifikuar e Serbisë dhe RS garanton mbrojtjen e popullit serb në Kosovë.

Ai shtoi se Republika Sërpska me të gjitha kapacitetet e saj qëndron pranë Serbisë në ruajtjen e sovranitetit të saj në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Jemi plotësisht të vetëdijshëm se jo vetëm kryeministri i Kosovës Albin Kurti qëndron pas gjithçkaje që po ndodh në Kosovë e Metohi, por edhe vendet e Quintit (Franca, Italia, Gjermania, Britania e Madhe dhe SHBA) dhe kjo tregon politikën e tyre hipokrite”, tha Dodik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: