Në kufirin mes Bosnjë Hercegovinës dhe Kroacisë, qindra emigrantë janë përfshirë në një konflik fizik me policinë boshnjake. Madje ata arritën që të kalojnë pengesat policore duke kaluar në pjesën kufitare kroate.

Mllefi i emigrantëve erdhi pasi kaluan dy netë në të ftohtë në një kamp me tendencë për të kaluar në vendin ballkanik.

Thuhet se emigrantët janë nisur drejt qytezës së Bihacit. Temperaturat gjatë natës kanë qenë deri në -5 gradë celcius.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb