PARIS

Policia franceze arrestoi 81 persona në të gjithë Francën, teksa protesta të shumta janë shkaktuar si pasojë e brutalitetit të policisë dhe ligjit të ri shumë të diskutuar të sigurisë.

Arrestet kanë ardhur, pasi më shumë se 133 mijë njerëz besohet se kanë dalë në sheshe në mbarë Francën, për të protestuar. Nga këta, 46 mijë protestues ishin vetëm në kryeqytet, në Paris.

Organizatorët e protestës thanë se në Paris ishin gjithsej 200 mijë vetë, ndërsa në të gjithë Francën gjysmë milionë demonstrues.

Në kryeqytet, protestuesit hodhën edhe sende mbi oficerët e policisë. Forcat policore kryen arrestime, kurse janë lënduar edhe 61 policë.

Policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës. Protesta u zhvilluan edhe në qytetet franceze të Strasburg, Marseille dhe Lyon.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb