KAKAVIJA

Qytetarët që presin në radhë në Kakavijë kanë debatuar me efektivët e Policisë dhe drejtorin e Kufirit të Gjirokastrës Arben Joco.

Sipas qytetarëve nuk durohet më situata në radhë prej 4 ditësh madje një qytetare theksoi se do dirdhet gjak pasi po pret ilaçet nga pala greke dhe nuk lejohet t’i marrë për një person që është me trompozë.

Arben Joco theksoi se pala shqiptare është e kushtëzuar nga pala greke dhe pritet njoftimi i tyre. Në një moment pati një irritim dhe konfrontim mes qytetarëve dhe Policisë por që zgjati vetëm pak sekonda.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb